Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Emisioni investigativ ?BOOM? në RTV Ora News solli mbrëmjen e sotme shqetësimin e fermerëve të Lushnjes të cilët ankohen se taksën e Televizionit Shqiptar e cila paguhet së bashku me faturën e energjisë elektrike e paguajnë dy herë ose më shumë, kjo në varësi të serave që kanë në pronësi ose atyre që marrin me qira. Pra një fermer taksën e TVSH-së e paguan edhe në faturën e dritave në shtëpi, edhe në faturën e dritave që ka në serë. E thënë më thjesht në çdo kontratë për dritat që lidh një person me OSHEE automatikisht tarifohet edhe kjo taksë.
Denoncimi i fermerit: Në faturë përveç energjisë elektrike të cilën ne duhet ta paguajmë, kemi dhe një tarifë që thotë ?tarifë e shërbimit për aparatet televizive?. Në sera ne nuk kemi televizor, sera është për prodhim jo për argëtim. Për ne kjo tarifë është absurde. Si puna ime janë dhe shumë fermerë që nuk patën mundësi të ishin këtu se kishin punë dhe më kanë dhënë faturat. Të gjitha këto fatura kanë taksën e TVSH-së, të gjitha faturat janë të OSHEE dhe janë për sera diellore. Në çdo kontratë që ne kemi, unë kam katër kontrata, në të gjitha kontratat që më vinë në shtëpi është tarifa e TVSH.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv