Report TV - Problemet portuale Durrës-Bari APD në Bari për reduktimin e procedurave

Report TV 2018-05-08

Views 3

Artion Qirici,Drejtori i APD (Autoriteti Portual Durres) kreu një vizitë pune në portin e Barit në Itali. Qëllimi i kësaj vizite ishte thellimi i bashkëpunimit me autoritetet italiane për reduktimin e procedurave portuale në të dy qytetet. Porti i Barit mban peshën kryesore të transportit të mjeteve dhe udhëtarëve me portin e Durrësit.
Por procedurat përpunuese në këtë port janë raskapitëse. Duhen orë të tëra si nga udhëtarët ashtu dhe nga mjetet e transportit për të dalë nga ky port.

Qirici tha se është arritur një marrëveshje me autoritetin portual italian që procedurat e përpunimit të trageteve që shkojnë nga Durrësi në Bari të nisin një orë më herët.

?Pak ditë më parë ishim në portin e Barit. Është fakt që vonesat e qytetarëve tanë janë të pajustifikueshme. Shkuan në terminal ndoqën në vijim të gjithë ecurinë dhe konstatuam që udhëtarët e fundit nga ora tetë apo tetë e gjysmë që arriti anija mbaruan punë në një pa një çerek të drekës. Kërkuam fillimin e punës konkrete. Ramë dakort që brenda kësaj jave autoriteti portal i Barit fillon punën në orën shtatë dhe jo në orën tetë.?, tha Qirici

Ndërkohë do të vihet në punë një sportel i ri për kalimin e kamionëve.

BE i ka akorduar portit barez një kredi prej 1,5 milion euro për të investuar në infrastrukturë ku do të hapen 4 pika të reja përpunimi, pasi aktualisht ky port, me Shqipërinë operon vetëm me dy sportele

?Ata punojnë normalisht me dy porte, është e pafalshme e pa justifikueshme. Mundësia dh kapaciteti është gjashtë, ne diskutuam dhe ramë dakord që të hapet ajo portë për qytetarët, por sidomos për kamionët, pasi nuk ka logjikë që kamionët bosh të kalojnë para atyre që janë plot?, u shpreh Qirici.

Por Qirici sqaron se ka punë për të bërë ende në Durrës lidhur me procedurat e përpunimit të trageteve. Duhet një sistem tjetër për të shmangur kalimim 100 % të të gjithë kamionëve në skaner gjë që krijon vonesa të mëdha. Një situatë e tillë po largon kamionët maqedonas dhe të vendeve të tjera të rajonit që operojnë me portin e Durrësit që të gjejnë zgjidhje në portet greke apo malazeze për të mbërritur në Itali.

Share This Video


Download

  
Report form