Shqipëria është një vend në zhvillim dhe po shndërrohet gjithmonë e më shumë në destinacion turistik.Mijëra italianë dhe turistë të tjerë të huaj kanë përzgjedhur vendin tonë pasi sipas tyre të pushosh në Shqipëri ia vlen.
Kjo dyndje të huajsh drejt territorit tonë ka shtyrë edhe agjensitë detare që të shtojnë kapacitetet.Një gjë të tillë e ka bërë edhe Ventouris Ferries ,kompania e navigimt me bazë në portin e Barit që ka linja për në Shqipëri e Greqi dhe që pret cdo vit mijëra pasagjerë.
Nga 1 Korriku në linjën Bari-Durrës është shtuar një anije e re. Bëhet fjalë për "Rigel II" që i shtohet flotës ekzistuese.
Ajo që bën diferencën mes kësaj anije dhe atyre ekzistuese është hapësira më e madhe dhe shërbimet që ajo ofron. "Rigel II" ka një kapacitet 1850 pasagjerë, 110 shtretër dhe mund të imbarkojë 550 automjete.
Dy javët e para të korrikut ka pasur një numër të madh pasagjerësh që kanë zgjedhur të udhëtojnë me të, madje krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë ka një rritje me 40%.
Ndërkohë një tjetër target i linjës Durrës-Bari do vihet në dispozicion të udhëtarëve në fund të këtij muaji. Këtë e konfirmoi Kryeministri, Edi Rama pak dit më parë, teksa mori pjesë në inagurimin e linjës së re të tregeteve, e cila do të vihet në funksion të qytetarëve që do udhëtojnë nga Durrësi në drejtim të Barit dhe anasjelltas më datë 31 Korrik.