Report TV - Ishin nisur nga Bari, ankorohen në Durrës pas 8 orë qëndrimi në det

Report TV 2016-02-10

Views 1

Pas 8 orë qëndrimi në det janë ankoruar në portin e Durrësit dy tragetet me 427 pasagjerë, pasi për shkak të motit të pafavorshëm me erëra të forta dhe reshje shiu nuk u mundësua ankorimi më parë.
Tragetet që pritën për më shumë se 8 orë janë 'Rigel II' dhe 'Rhapsody' të cilat ishin nisur nga Bari, por që u ankoruan vetëm përmes ndihmës së një rimorkiatori.
Dy tragetet kanë mbërritur në Durrës rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, por mundën që të ankoroheshin rreth orës 16:00 duke i dhënë fund edhe situatës së vështirë që u krijua tek pasagjerët.
Nga moti i keq në det dallgët arritën në 8 ballë çka e bënte të pamundur ankorimin e trageteve, ndërkohë që mjaft problem janë shënuar edhe tek peshkaregjat apo anijet e vogla që dalin zakonisht për peshkim në ujërat e detit.

Share This Video


Download

  
Report form