Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Për Bashkimin Europian, lufta kundër korrupsionit, kanabisit dhe reforma në drejtësi mbeten ende shumë të rëndësishme për celjen e negociatave. Në nisje të konsultimeve me shoqërinë civile për hartimin e progres-raportit të vitit 2018, shefja e delegacionit të BE në Shqipëri, Romana Vlahutin dha këtë sinjal për politikën shqiptare duke bërë kështu të qartë se viti i ardhshëm është deciziv për këtë çështje.
Vlahutin: Progresi i raportit i vitit 2018 është me rëndësi për Shqipërinë. Vitin e kaluar u kërkua zbatimi i disa rekomandimeve si lufta kundër korrupsionit dhe kanabisit, zbatimi i Vettingut dhe reforma në administratë. Korrupsioni është një nga objektivat që duhet të luftohet nga qeveria shqiptare, si një kriter për të ecur përpara në integrimin e BE-së. Kjo është një punë kolektive në të cilën është e rëndësishme bashkëpunimi mes vendeve dhe jo vetëm.
Për Vlahutin, shqiptarët dhe politika duhet ta kenë të qartë se ligjet nuk bëhen për BE por për vetë shtetasit shqiptarë.
Vlahutin: Reformat nuk duhet të bëhen për BE-në, por për vetë shtetasit shqiptarë. Institucionet duhet të angazhohen për të bashkëpunuar me shoqërinë civile, roli juaj është i rëndësishëm për të kuptuar ritmet e progresit në vend. Dhe këtë vit kemi vendosur që t?i kushtojmë më shumë kohë konsultimit me shoqërinë civile dhe dëshirojmë që të punojmë fort me ju.
Ambasadorja e BE Romana Vlahutin tha se për të arritur këtë qëllim duhet edhe bashkëpunimi mes palëve politike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/hapja-e-negociatave-me-be-vlahutin-shqiperia-te-luftoje-korrupsionin