Draft-rezoluta për Shqipërinë: Hapja e negociatave sapo të miratohet ref. në drejtësi- Ora News

Ora News Lajme 2016-02-17

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komiteti për Politikën e Jashtme në Parlamentin Europian ka diskutuar draft-rezolutën për Shqipërinë të hartuar nga raporteri Knut Fleckenstein.
Në dokumentin me 20 çështje kryesore, Fleckenstein vlerëson progesin e arritur në Shqipëri dhe inkurajon Komisionin Evropian për të paraqitur raportin e ndërmjetëm me synimin e hapjes së negociatave të anëtarësimit sapo të miratohet reforma në drejtësi.
Në dokumentin me 6 faqe, raporteri për Shqipërinë i apelon politikës shqiptare të angazhohet në një dialog konstruktiv për të mbështetur proçesin e reformave të rëndësishme për integrimin.
Po ashtu në dokument vlerësohet ligji i dekriminalizimit, por kërkohet që ai të zbatohet me qëlllim rikthimin e besimit të qytetarëve të isntitucionet publike.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/draft-rezoluta-per-shqiperine-hapja-e-negociatave-sapo-te-miratohet-ref-ne-drejtesi/

Share This Video


Download

  
Report form