Ora News – “Tahiri”, SHBA: Mbështesim prokurorët, qeveria të luftojë korrupsionin

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, i pyetur nga ?Zëri i Amerikës? mbi akuzat për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, thotë se nuk komenton rastet individuale, por se pret që askush të mos jetë mbi ligjin dhe se askush nuk mund të gëzojë imunitet mbi ligjin.
Ai thotë se mbështet plotësisht prokurorët dhe gjykatësit. Ai thotë gjithashtu se qeveria duhet të japë shembullin dhe të demonstrojë se është e përkushtuar të luftojë korrupsionin.
Pjesë nga intervista:
Zëri i Amerikës: Në Shqipëri, një ish ministër i brendshëm, akuzohet për lidhje me një grup trafiku droge. Cila është pikëpamja juaj për mënyrën se si po trajtohet çështja e tij?
Hoyt Brian Yee: Më lejoni të them për Shqipërinë, se jemi shumë të kënaqur me përparimin që Shqipëria ka arritur dhe jemi të kënaqur që Shtetet e Bashkuara kanë pasur mundësinë të kontribuojnë në reformat, përfshirë këtu edhe reformat në drejtësi. Bashkërisht me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara kanë ndihmuar Shqipërinë të miratojë legjislacionin, të miratojë ndryshimet kushtetuese, me synimin që të forcojë sistemin e drejtësisë.
Dhe kjo për faktin se një gjë e tillë nuk është e rëndësishme vetëm për sundimin e ligjit në Shqipëri dhe për kushtet në të cilat jetojnë qytetarët e saj, por edhe për faktin se [reformat] janë një nga kushtet kryesore për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Dhe pikërisht në këtë frymë, ne kemi vazhduar të mbështesim përpjekjet e Shqipërisë për të zbatuar reformat në sundimin e ligjit, dhe po ashtu edhe në luftën kundër krimit, kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit?Të gjitha këto shërbejnë për të ngritur standardin jetësor për qytetarët e Shqipërisë, por edhe për ta ndihmuar përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-shba-mbeshtesim-prokuroret-qeveria-te-luftoje-korrupsionin/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS