Ora News – Amb. i SHBA në OSBE: Tahiri i implikuar në mbështetje ndaj trafikantëve të drogës

Ora News Lajme 2018-05-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rasti i ministrit Tahiri dhe hetimet për përfshirjen e tij në trafikun e drogës janë ngritur si shqetësim nga ambasadori i SHBA në këshillin e përhershëm të OSBE. Harry Kamian zyrtari i lartë amerikan i ka shkruar një përgjigje kreut të prezencës së misioni të OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt.

Përmes një letre SHBA falënderon OSBE për rolin që ka luajtur në vendin tonë, si dhe e inkurajon këtë mision për asistencën që i duhet dhënë Shqipërisë për çështje si zgjedhjet, ekstremizmi dhe korrupsionit.

Kamian: Korrupsioni dhe kriminaliteti në të vërtetë mbeten pengesa për prosperitet në Shqipëri. Prokurori i Prokurorisë së Tiranës po heton aktualisht më shumë se 3,000 raste të marrjes në punë dhe shkarkimit të përkrahësve partiakë gjatë periudhës së fushatës zgjedhore 2017, një shqetësim që është ngritur edhe nga ODIHR. Në njërin nga rastet, një ish-ministër i brendshëm, i cili tani është anëtar i Parlamentit, është implikuar në Itali për mbështetjen e trafikantëve të drogës. Z. Ambasador, duke iu drejtuar këtyre dhe problemeve të tjera, koordinimi midis aktorëve ndërkombëtarë do të vazhdojë të jetë një nga çelësat e suksesit."

Sipas ambasadorit amerikan në Vjenë, Harry Kamian referuar këtyre çështjeve dhe problemeve të tjera, koordinimi midis aktorëve ndërkombëtarë do të vazhdojë të jetë një nga çelësat e suksesit".

Ambasadori Kamian në emër të SHBA ka falënderuar ambasadorin e OSBE në Tiranë për punën e madhe dhe për qasjen bashkëpunuese të misionit për të ndihmuar Shqipërinë të ecë përpara në rrugën e saj demokratike dhe euroatlantike.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/amb-i-shba-ne-osbe-ish-ministri-i-brendshem-i-implikuar-ne-mbeshtetje-ndaj-trafikanteve-te-droges

Share This Video


Download

  
Report form