Basha: Italia, ndihme per te luftuar krimin e drogen

RTV KLAN 2018-05-08

Views 0

Për afro 30 minuta Lulzim Basha është takuar në rezidencën italiane me ministrin e Brendshëm, Marko Minniti, i cili ndodhet në Tiranë në kuadër të prezantimit të raportit për luftën kundër kanabisit.

Pas takimit që u mbajt larg syve të medias, kreu i demokratëve zbardhi një pjesë të bisedës me zyrtarin e lartë italian, në qendër të së cilës tha se kishte qënë çështja e narkotrafikut dhe ajo e krimit të organizuar.

"Bashkëbiseduam për gjendjen kritike të luftës kundër krimit të organizuar në Shqipëri dhe mora garancitë se Italia do të vazhdojë të ndihmojë në goditjen e krimit të organizuar dhe do ndihmojë Shqipërinë dhe shqiptarët për të dalë nga kjo gjendje e rendë e trafikut të drogës dhe influencës së bandave së bandave të krimit të organizuar".

Në veçanti vlerësoj mesazhin e ministrit Minniti për të goditur organizatat e mëdha të trafikut të drogës dhe goditjen e të paprekshmëve. Ky është një mesazh domethënës që tregon se Italia ka një përkushtim serioz politik për të ndihmuar Shqipërinë në një pikë kyçe të rrugëtimit në integrimin europian?.

I pyetur nëse çështja ?Tahiri?ishte pjesë e bisedës mes tij dhe Ministrit të Brendshëm italian, Basha dha këtë përgjigje: ?Nuk bëj komente për cështje të veçanta?.

Në takimin me ministrin Minniti, Basha u shpreh se kishte marrë vlerësimin e zyrtarit të lartë italian për rolin e opozitës në luftën kundër krimit të organizuar.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS