Basha mbledh deputetët për avionin, PD nis hartimin e planit të masave për drogën e sigurinë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Ngjarja e Divjakës, dhe reagimi i shpejtë i opozitës ka bërë që kryetari i Partisë Demokratike të thirrë në një mbledhje urgjente deputetet e kësaj force politke.

Kreu i opozites Lulzim Basha, në fund të takimit tha se qeveria ka rënë, ndërsa burime brenda mbledhjes konfirmojnë se opozita do të hartojë një plan masash, për ta prezantuar në parlament dhe jashtë tij, pa përjashtuar dhe mundesinë për të kërkuar largimin e qeverisë.

Sipas Lulëzim Bashës, kjo ngjarje është konfirmimi i asaj që opozita ka thënë prej kohësh, që vendi në këto 8 muaj është shëndrruar në një bazë të trafikimit të lëndëve narkotike.

Gjithashtu sipas kryetarit të demokratëve, ngjarja e Divjakës nuk është një operacion policor, avioni ka rënë si shkak i një avarie.

Share This Video


Download

  
Report form