Ora News – Agjentë të huaj për të luftuar krimin? Basha: Gënjeshtër e Edi Ramës

Ora News Lajme 2018-05-03

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas ngritjes së komisionit për reformën zgjedhore, Lulzim Basha thotë se prioriteti i opozitës është të dekriminalizojë zgjedhjet dhe të shkëpusë lidhjet e poltikës me krimin. Ai e cilësoi emergjencë kombëtare largimin e Edi Ramës, ndërsa i bëri apel ndërkombëtarëve që të bëjë publike emrat e politikanëve të lidhur me familjet mafioze.
Deklaratën e Kryeministrit se agjentë amerikanë dhe të Bashkimit Europian do të vijnë për të asistuar luftën kundër krimit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e cilësoi gënjeshtër. Rama, tha ai, përdor këtë çështje për ti ikur të vërtetës.
Basha: Nuk ka agjentë ndërkombëtarë që të vijnë të merren me krimin në Shqipëri. Kjo është detyrë e qeverisë shqiptare, është detyrë e institucioneve shqiptare, është detyre e policisë shqiptare. Ka patur tash 27 vite misione ndërkombëtare që ndihmojnë policinë, ndihmojnë prokurorinë, ndihmojnë organet e ligjzbatimit. Këtu s?ka asgjë të re. Prandaj ishte një gënjeshtër sa për të hedhur lumin e ditës së premte në Parlament.
Në një komunikim me gazetarët Basha, përshëndeti denoncimet e Ambasadorit amerikan Donald Lu, por kërkoi nga ai që të bëjë publike emrat e politikanëve të lidhur me familjet mafioze.
Basha: Është e pamjaftueshme kjo. Komuniteti ndërkombëtar, përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar tani duhet të përmendin me emra politikanët e lidhur me këto klane kriminale, me këto familje kriminale.Opozita e ka bërë, do të vazhdojë ta bëjë. Dhe më e rëndësishmja, qytetarët duhet të ndërgjegjësohen që këto familje kriminale dhe këto klane kriminale janë hiç asgjë po nuk patën mbështetje politike, po nuk patën mbështetjen e kryeministrit, ministrave përkatës, të deputetëve. Pa këto, janë zero me hiç.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/agjente-te-huaj-per-te-luftuar-krimin-basha-genjeshter-e-edi-rames/

Share This Video


Download

  
Report form