Stop - Skandali i tenderit të lavanterisë dhe kërcënimi ndaj gazetarit! (02 nentor 2017)

RTV KLAN 2018-05-08

Views 1

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-43-sezoni-3/

Pak kohë më parë, emisioni ?STOP? transmetoi problematikën që shoqëroi tenderin për lavanterinë në Spitalin e Durrësit dhe pikat e errëta të aferës 1 milionë e gjysmë euro. Së fundmi, për këtë problem të ngritur në emisionin ?STOP?, ka shkruar një artikull të plotë edhe gazeta e Sicilisë për shkak se fituesi i tenderit në Durrës është një kompani palermitane, e drejtuar nga Giovanni Albanese.Por një nga ortakët e tij, Fatos Deliu ka kërcënuar gazetarin e emisionit, për shkak të detyrës dhe rasti ka përfunduar me një denoncim në polici.


Emisioni ?STOP? i rikthehet tenderit problematik të lavanterisë në spitalin e Durrësit, që parashikon shpenzimin e 1.5 milionë euro në 3 vjet.

Ky spital në fillim të vitit 2017 ka kërkuar shërbimin e lavanterisë, pra një kompani private që merret me pastrimin e ndërresave të shtretërve, uniformave të mjekëve dhe infermierëve. Tenderimi u bë pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, ku morën pjesë 5 operatorë.



Më datë 26 Qershor 2017 u përzgjodh operatori fitues, kompania ?Sanitary Cleaning?, e cila përbëhet nga 3 kompani. Shoqëria italiane ?A.G.LAUNDRI? SRL mori përsipër të kryejë 60 % të shërbimeve, subjekti ?MIMOZA DELIU?, si person fizik, 30% dhe ?Sanitary Cleaning? ndërmori 10%.

Por emisioni ?STOP? provoi që dokumentet nuk janë dorëzuar në bazë të ligjit të tenderit, pasi shumica e tyre nuk janë origjinale, por fotokopje.

Subjekti ?MIMOZA DELIU? nuk ka kapacitetin e duhur për të zhvilluar shërbimin e lavanterisë, gjithashtu ka probleme në dokumentacionin që ka dorëzuar në OSHEE dhe faturat tatimore. Ndërsa ?Sanitary Cleaning? nuk ka dorëzuar kontratën origjinale të qerasë, por një fotokopje të saj.

Prokura e Xhovana Leonardit nga shoqëria ?A.G.LAUNDRI? SRL është totalisht në shkelje, pasi procedura është bërë më 24 Qershor 2017, ndërsa pajisja me vulë apostile është bërë më 26 Qershor 2017.

Gazetari i emisionit ?STOP? iu drejtua noteres Rovena Jakova, e cila ka noterizuar dokumentin pa vulë apostile.

Gazetari ? Ka pasur një prokurë, që e ka bërë në datën 23 vulën apostile. Vulën apostile e ka marrë në datën 26. Lejohet kjo në ligjin e noterisë që të bëhet një dokument që mund të merret parasysh i palegjitimuar, pa vulë apostile?

Noterja ? Jo! Prokurën unë e kam pasur origjinale. Origjinale sepse erdhi vetë zotëria, italiani ka firmosur.

Gazetari ? Po ja! Këtu thotë: e ka marrë në datën 26 vulën apostile.

Noterja ? Vulën apostile, mund t?ia ketë vënë ajo më mbrapa?

Gazetari ? Dëgjo! Pa vulë apostile, s?të pi ujë dokumenti origjinal.

Noterja ? Po normal se është për legalizim. Bëhet me vulë apostile që të jetë në një institucion, e kupton?

Gazetari ? Unë me Mimozën u konsultova dhe më tha që ne nuk mund t?i bëjmë pa vulë apostile.

?Çdo noter e ka shumë të qartë se edhe Italia është një vend aderues i kë...

Share This Video


Download

  
Report form