Mbrëmjen e sotme në Emisionin ?Stop? në Televizionin Klan janë transmetuar pamjet e rënda të dhunës që administratorja e kompanisë për dezinfektimin dhe riciklimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore, ?Euroteam? Mirela Topulli ka ushtruar ndaj gazetarit Genci Angjellari.
Pas investigimit të rrugës që bënin mbetjet e rrezikshme spitalore dhe derdhjes së tyre në brigjet e lumit Erzen, Inspektoriati i Mjedisit, grupi i policisë dhe OPGJ shkuan në vendngjarje për hetimin e skandalit.
Por edhe pas njoftimit të autoriteteve, mbetjet e rrezikshme ?u zhdukën? gradualisht nga vendi, ku u hodhën javën e kaluar.
Gazetari i ?Stop? kërkoi shpjegim për krimin mjedisor edhe nga aksionerja dhe administratorja e firmës ?Euroteam?, Mirela Topulli. Por kjo e fundit, e gjendur përballë provave të pakundërshtueshme të skandalit, ushtroi dhunë mbi gazetarin Genci Angjellari.
Gazetari: Përshëndetje ju jeni pronarja e kësaj fabrikës?
Mirela Topulli: Nuk kam komente.
Gazetari: Pse, po këto mbetjet që janë djegur, ku i hidhni?
Mirela Topulli: Ju, kush jeni ju?
Gazetari: Jam nga Televizioni Klan, nga emisioni ?Stop?.
Mirela Topulli: Gëzohem. Qofsh me shëndet!
Gazetari: A mund të na japësh informacion se ku i hidhni këto mbetje?
Mirela Topulli: Ka mundësi të largohesh pak nga makina?
Gazetari: Për çfarë arsyeje? Mund të na thuash se ku i hidhni këto mbetje zonjë?
Mirela Topulli: Zotëri mund të largohesh pak nga makina?
Gazetari: Po nuk mund të largohem se kjo është një ndotje shume e madhe mjedisore që ndodh.
Mirela Topulli: Çfarë di për ndotjen mjedisore?
Gazetari: Unë çfarë di?
Mirela Topulli: Hë?
Gazetari: Do shkojmë bashkë tani të tregoj unë se ku i keni hedh mbetjet?
Gazetari: Do na ndjekësh nga mbrapa?
Mirela Topulli: Do vij unë...
Gazetari: Hajde... Ktheje makinën...
Mirela Topulli: Ju jeni bajga e shoqërisë shqiptare...
Gazetari: Bajgat i ke hedh atje.
Mirela Topulli: Unë hedh atje?
Gazetari: Kush i hodhi?
Mirela Topulli: Ta tregoj unë se kush i hodhi.
Gazetari: I ke me të filmuara të gjitha, të gjitha. Ja shikoje! Shiko çfarë bën, shikoje!