Stop - Skandali me pronen ne Vlore dhe implikimi i institucioneve! (30 nentor 2016)

RTV KLAN 2017-02-22

Views 6

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Ferdinand Brahimaj, nje qytetar nga Vlora ankohet ne Stop, se i eshte zaptuar trualli. Ai tregon, se bashke me pjesetaret e tjere te tokes, bene nje kontrate me investitoren Nadire Qinami, per te ndertuar, ku 30% e ndertimit do t?i takonte pronareve.Por sipas tij, investitorja nxorri pronaret jashte loje, duke bere kontrate me pale te treta, ne menyre te paligjshme.Ne kete menyre pa dokumenta te rregullta u shiten edhe apartamentet. Ne hipoteken e Vlores, nendrejtori Klodian Jahja pranon, se investitorja nuk mund te pajiset me certifikate, pasi nuk ka kontrate me pronaret e truallit. Kesisoj apartamentet i jane dhene me certifikata pronesie, njerit prej nenkontraktoreve, dhender i noteres Irena Bimo.

Në 2009 unë kam lidhur një kontratë me një investitore. Është kushërira ime, por banon në Tiranë. E kam vajzë halle.

Si quhet?
Nadire Qinami. Kam lidhur një kontatë me një akt marrëveshje për ndërtimin e objekteve në këtë truall që unë kisha. Domethënë 30% i merrnim ne si pronarë trualli të ndërtimit dhe 70% do t?i merrte investitori.

Ju nuk i keni marrë këto apartamente?
Po nuk i kemi marrë edhe sot që flasim. Në disa nga ato ne jemi futur, por pa dokumente. E vërteta është që ne kemi konflikte në të tjera.

Pse ku qëndron konflikti?
Me zonjën Qinami, ndërtuesen e këtyre objekteve. Në kontratë ne e kemi të përcaktuar që do t?i ndërtonte kjo zonjë. Nëqoftëse do të kishte nevojë për arsye financiare do të merrte palë të treta, për të ndërtuar këto objekte duhet të merrej miratimi i jonë. Kjo është përcaktuar në këtë kontratë të 2010-s. Së pari, në bazë të objekteve që kanë ndërtuar kanë bërë shitje të pronave.

Çfarë kanë shitur?
Apartamente, njësi shërbimi, garazhe të gjitha, por pa përcaktuar pjesët tona.

Përsa i përket shkeljes së kontratës nga investitorja Qinami, ju keni bërë një kallëzim në Prokurorinë e Rrethit të Vlorës?
Në bazë të nenit 199 (a) të Kodit Penal, se ka ndëtim pa leje, shtesa katesh dhe shumë gjëra si edhe për mashtrim.

Pse kjo dosje ka mbetur pezull?
Ndërhyrja që është bërë pretendohet se kjo ka djalin në prokurori.

Çfarë pozicioni mban djali i zonjës Qinami?
Është oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Si quhet?
Skerdilajd Qinami.?

Nga ky problem që ngre Ferdinand Brahimaj del që përveçse këto apartamente janë shitur kanë marrë edhe vërtetim hipotekor. Në Hipotekën e Vlorës, Nëndrejtori Klodian Jahja pranon se investitorja nuk mund të pajiset me certifikatë, pasi nuk ka kontratë me pronarët e truallit. Kësisoj apartamentet i janë dhënë me certifikata pronësie njërit prej nënkontraktorëve, dhëndër i noteres Irena Bimo. Por si ka mundësi që këto dy certifikata pronësie janë lëshuar në llogari të nënkontraktorëve?

Gazetari ? Brilanti Sh.p.k ka aplikuar për certifikata këtu?
Nëndrejtori Hipotekës ? Ka aplikuar apo jo?
Gazetari ? Çfarë faze është ajo dhe këto dy t...

Share This Video


Download

  
Report form