Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kryetarit demokrat Lulzim Basha se pse një ditë më parë përfaqësuesit e PD ishin në Himarë dhe iu bashkuan protestës kundër shembjes së ndërtesave. Kreu i qeverisë i kërkoi nga foltorja e Kuvendit llogari direkte shefit të opozitës.
Rama vërejti se deputetët e PD mbërritën në Himarë pas letrës së kreut të opozitës greke drejtuar BE, se po cenoheshin interesat e minoritetit grek në Himarë.
"Lulzim, eja këtu dhe jepu përgjigje shqiptarëve cfarë donte PD dje në Himarë? Pse e bashkkoi PD zërin me ata që nxjerrin bishta pa asnjë bazë, lidhur me një priojekt të rilindjes urbane në himarë. Eja këtu dhe jepu përgjigje shqiptarëve tani, se çfarë është Himara për ty dhe çfarë shkeljesh ka bërë qeveria në përpjekje për ta kthyer nga një Bathore me det në një gji turistik mesdhetar.