Sa kanë shpenzuar partitë politike për zgjedhjet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-08

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Socialiste mban rekordin e shpenzimeve ne fushatën elektorale te qershorit, Lëvizja Socialiste per Integrim renditet e dyta dhe pas saj shpenzimet me te larta i ka Partia Demokratike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet financiare te partive per fushatën, ku bie ne sy se PS ka shpenzuar me shume se 100 milion leke për zgjedhjet parlamentare te 25 qershorit. Sipas këtij raporti, burimi kryesor i fondeve qe PS ka shpenzuar ne fushate vjen nga kuotat e anetaresise, pastaj fondet qe merr nga shteti dhe 9 milion leke jane donacione nga persona te ndryshëm.



Partia Demokratike ne fushate elektorale ka shpenzuar 58 milionë leke. Sipas raportit e gjithë fushata e PD është mbajtur nga fondet shtetërore dhe Partia Demokratike ka deklaruar zero te ardhura nga persona te ndryshëm apo edhe nga kuotat partiake.




Lëvizja Socialiste per Integrim ka realizuar nje fushate elektorale me te shtrenjte se Partia Demokratike dhe ka shpenzuar 88 milionë leke. Pjesën me te madhe te te ardhurave për LSI e zëne dhurimet nga persona te ndryshëm, ku bie ne sy se edhe Ilir Meta, asokohe president i zgjedhur ka dhuruar 100 mije leke per fushatën.



Këto janë shifrat qe kane deklaruar vete partitë, tani pritet publikimi i raporteve qe kane hartuar ekspertet kontabël te cilët do te vlerësojnë vertetesine e raporteve te forcave politike.

Share This Video


Download

  
Report form