http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne kohen kur diskutohet paketa fiskale per 2018, pushteti vendor kërkon rritje te taksave, me shume te ardhura dhe kompetenca. Ne Këshillin Kosultativ te qeverise vendore me atë lokale, Erjon Veliaj tha se nuk ishte dakord me taksen e pasurisë se propozuar nga qeveria per biznesin.
Kryebashkiaku kërkoi qe përqindja per bizneset te jete 0.25.
Ndërsa ndërtuesit qe e lene pronën e tyre te pazhvilluar, përtej lejes se ndërtimit, do te penalizohen me taksa me te larta.
Erion Veliaj kërkoi edhe ndryshime ne Kodin Zgjedhor. Mandatimi i vone i qeverise pas zgjedhjeve krijon ngerc gati 6 mujor ne punët e pushtetit lokal.
Te majte apo te djathte, 61 krerët e bashkive kërkuan me shume kompetenca per kontrollin me territorin dhe lejet mjedisore.
Propozimet e pushtetit lokal, te cilat u bene publike nga kryebashkiaku i Tiranës, do t?i dërgohen kuvendit per t?u shqyrtuar gjate diskutimeve te paketës fiskale.