Ora News – “Droga dëmtoi ekonominë”, PD largohet nga Komisioni

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Debati për krimalitetin në vend dhe situatën e drogës ka zbritur dhe në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.
Para se të braktiste diskutimin për realizimin e buxhetit të vitit të kaluar, nënkryetarja e Komisionit dhe njëkohësisht numri dy i Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha se e vetmja ekonomi që ka pësuar rritje gjatë 2016 ka qenë ajo e krimit dhe drogës.
Tabaku akuzoi se si pasojë e kësaj klime të krijuar, investitorët e huaj ose janë larguar ose nuk pranojnë që të vijnë në Shqipëri, çka shkaktoi debate me kryetarin e Komisionit Erjon Braçe.
Tabaku: Unë do të kisha dashur sot shumë që të flisnim për normalitetin dhe të diskutonim për normalitetin por kur diskutojmë për një ekonomi të kriminalizuar që siç thonë partnerët ndërkombëtarë ka një pjesë të ekonomisë, rreth 5 miliard euro, që është jashtë ekonomisë, që lidhet vetëm me drogën, sigurisht që shqetësimi nuk mund të lidhet vetëm me treguesit financiarë që paraqet Ministria e Financave dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Braçe: Të shpallësh ekonominë kombëtare si ekonomi kriminale natyrisht që është shumë e rëndë dhe nuk është e rëndë për agallarët e ekonomisë si puna e ca-ve që vinë këtu por është shumë e rëndë për 1 043.000 punëtorë që janë të përfshirë në këtë ekonomi. Janë punëtorë legal.
Në mbyllje të këtij debati deputetët e PD-së lanë Komisionin por ndërkohë nuk bënë të njëjtën gjë deputetët e partisë tjetër në opozitë, LSI, me të cilët PD është afruar shumë ditët e fundit, sidomos me skandalin e dosjes Habilaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/droga-demtoi-ekonomine-pd-largohet-nga-komisioni/

Share This Video


Download

  
Report form