Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike ka kërkuar sot largimin e Fatmir Xhafës nga kryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi. Në një dalje për mediat nga selia blu, zëdhënësja Ina Zhupa tha se Xhafaj është në konflikt interesi pasi vëllai i tij Agron Xhafaj është një trafikant ndërkombëtar droge. Ajo tha se pas publikimit të fakteve nga Gjykata e Venezuelës për Agron Xhafën, vëllai i tij nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Ndërkohë që PD akuzon kryeministrin Rama si kumbarin e kësaj skeme për të kapur reformën në drejtësi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-fatmir-xhafaj-duhet-te-largohet-nga-komisioni-per-reformen-ne-drejtesi/