Ora News - Kume: Komisioni i Reformës Zgjedhore duhet të largohet nga politika

Ora News Emisione 2018-05-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume tha në studion e lajmeve të Ora News se anëtarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore duhet të largohen nga përdorimi politik i kësaj tavolinë.

Kume tha gjithashtu se çështjet politike në vend nuk duhet të përdoren si alibi për të mos mbledhur këtë Komision, pasi në të kundërt ai do të ketë fatin e komisineve të tjera.

Ish-kryetari i KQZ tha gjithashtu se Komisioni duhet të ketë një axhendë të mirëpërcaktuar.

Kume: Gjithçka që mund të vendoset është as më shumë dhe as më pak por është rregulli i lojës që duhet ndjekur për të marrë pushtetin nesër. Pra vërtet i kërkohet këtij komisioni që gjithcka çka do bëjë të jetë në nivelin e punës të atij që përgatit ligjet. Por Nëse do të duan që të jenë efektivë në gjithë këtë detyrë të marrë përsipër duhet të largohen sa më shumë përdorimi politik i kësaj tavoline.

Është e mundur kjo zoti Kume?

Kume: Aboslutisht po është e mundur, sepse partitë politike kanë të gjithë hapësirën e mundshme për të realiuar pastaj atë që quhet lufta politike e ditës. Ndërkohë kur në këtë komision atyre nuk i kërkohet dhe nuk kanë vajtur atje për të bërë këtë gjë, por janë për të përmirësuar rregullat në bazë të të cilave do të zhvillohet një proces zgjedhor.

Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/kume-komisioni-i-reformes-zgjedhore-duhet-te-largohet-nga-politika

Share This Video


Download

  
Report form