Ora News – Vettingu, përpunohet më shumë se gjysma e formularëve të vetëdeklarimit

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka përpunuar më shumë se gjysmën e 800 formularëve të vetëdeklarimit që kanë mbërritur në këtë institucion për rivlerësimin e figurës së gjyqëtarëvë dhe prokurorëve si dhe subjekteve të tjera.
Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare Ermonela Felaj pas vizitës së zhvilluar me drejtuesin e këtij institucioni Dorian Tola tha se Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka qenë në kohe me afatet e përcaktuara.
Felaj: Pavarësisht se ligjet që sigurojnë zbatimin e reformës në drejtësi kanë pasur një vonesë në zbatimin e reformës së drejtësisë, sidoqoftë institucioni ka qenë në kohë me afatet sepse grupi i punës që merret me shqyrtimin e figurës së gjyqtarëve, prokurorëve dhe figurave të tjera të rivlerësimit kalimtar, aty ishte i ngritur. Ndërkohë, kishte përpunuar më shumë se gjysmën e deklarimeve dhe ishte duke respektuar afatin e vendosur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vettingu-perpunohet-me-shume-se-gjysma-e-formulareve-te-vetedeklarimit/

Share This Video


Download

  
Report form