Ora News - Të amnistuarit nga vettingu, Vishaj: Duhet të veprojë Prokuroria

Ora News Emisione 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Avokati Saimir Vishaj, njëherësh dhe kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, i sheh me shqetësim dorëheqjet e fundit nga sistemi i drejtësisë, me qëllim për ti shpëtuar vettingut.

I ftuar në Ora News, Vishaj tha se kjo e vë në pikëpyetje procesin.

Vishaj: I kemi ndjekur këto lëvizjet e fundit qoftë të prokurorit të përgjithshëm por dhe anëtarit të gjykatës kushteturse që duke përfituar nga një vendim i gjykatës kushtetuese që deri në momentin kur jepet dorëheqje, komisioni i vettingut duhet të pushojë hetimin për shkak të dorëheqjes. Nuk e shoh si gjë normale që gjyqtarë dhe prokurorë duke përfituar nga ky vendim i gjykatës Kushtetuese në momentin që fillon hetimi për shkak të vettingut, heqja dorë nga funksionet e gjyqtarit dhe prokurorit, ata nuk do ti nënshtrohen më asnjë lloj hetimi pasuror, për mua vettingu në këtë moment ka një pikëpyetje shumë të madhe.

Vishaj thotë se në këtë rast duhet të vihet në punë Prokuroria.

Vishaj: Unioni i gjyqtarëve dhe shoqatat e gjyqtarëve përfituan nga një kaos, dhe Gjykata Kushtetuese në momentin që shpalli me vendim që të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët pasi janë nën hetim heqin dorë ndaj funksioneve të tyre, hetimi ndaj pasurive të tyre pushon. Mua nuk më duket normale, gjithësesi është vendim i Gjykatës Kushtetuese që e ka futur në amulli sitemin e drejtësisë. Të gjithë qytetarët prisnin që të ndëshkoheshin gjyqtarët dhe prokurorët që kishin fituar pasuri të kundraligjshme, por në momentin që heqin dorë tregon që hetimi pasuror ndaj tyre duhet të pushojë. Kjo nuk do të thotë që prokuroria të mos fillojë procesim penal ndaj të gjithë këtyre personave. Të gjithë këta përsëri janë subjekt të një hetimi nga organi i procedurës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/te-amnistuarit-nga-vettingu-vishaj-duhet-te-veproje-prokuroria

Share This Video


Download

  
Report form