Ora News - Vettingu në polici, procesi i dorëzimit të formularëve mbyllet para afatit të caktuar

Ora News Emisione 2018-05-15

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edhe pse u ishte lënë si afat i fundit mesnata, procesi i dorëzimit të formularëve nga punonjësit e policisë është përmbyllur rreth orës 20:00.

Zv/ministri i Brendshëm, Julian Hoda, tha për Ora News se nuk kanë dorëzuar formularët vetëm efektivët që kishin paraqitur dorëheqjen më herët.

Hodaj: Procesi është mbyllur në të gjitha qarqet sa i përket policisë së shtetit, është mbyllur dhe në Gardën e Republikës, edhe në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.Afati përfundimtar ishte përfundimi i ditës së sotme, por procesi është mbyllur gjithandej. Të gjithë ata punonjës që kishin detyrimet për të deklaruar kanë dorëzuar formularët. Nuk kanë dorëzuar formularët ata që kanë paraqitur dorëheqjen.

Ai tha se procesi ka shkuar mjaft mirë, teksa sqaroi sesi do rtë procedohet në vijim.

Hodaj: Paralelisht Bordi përzgjedhës ka shpallur me 27 prill vendet vakante për 5 anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit dhe 15 anëtarë të Sekretariatit teknik përkatës. Të gjithë ata që kanë interes të aplikojnë për këto lloj pozicionesh mund të aplikojnë deri të hënën, kanë një javë kohë. Është një proces që fillon nga maja e piramidës dhe që besoj në shtator-tetor kalon tek gradat e mesme që janë rreth 2500-3000 punonjës për të kaluar më vonë tek grada e nivelit zbatues që janë 8000-9000 punonjës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vettingu-ne-polici-procesi-i-dorezimit-te-formulareve-mbyllet-para-afatit-te-caktuar

Share This Video


Download

  
Report form