Report TV - Përfaqësues të ambasadës së SHBA në selinë e SHISH-it

Report TV 2018-05-08

Views 0

Përfaqësues të ambasadës amerikane kanë mbërritur në selinë e Shërbimit Informativ Shtetëror, në Tiranë.

Vizita vjen pak orë pas dorëheqjes së Visho Ajazi Likës dhe propozimit të emrit të ri si drejtor i SHISH, Helidon Bendo. Nuk bëhet e ditur se kë kanë takuar përfaqësuesit e ambasadës amerikane.

Visho Ajazi Lika u dorëhoq si drejtor i SHISH pas 5 vitesh në këtë detyrë. Ai u propozua nga kryeministri Sali Berisha në gusht të vitit 2012 dhe u dekretua nga ish-presidenti Nishani.

Share This Video


Download

  
Report form