LIBI - Një autobomë ka shpërthyer mëngjesin e së martës jashtë selisë së ambasadës franceze në kryeqytetin e Libisë, Tripoli.
Shpërthimi raportohet të ketë plagosur dy roje dhe të ketë dëmtuar rëndë një pjesë të murit rrethues të ambasadës.
Korrespondentja e BBC-së në vendin e ngjarjes deklaron se zona pritëse e ambasadës është shkatërruar tërësisht, ashtu si dhe disa shtëpi të së njëjtës lagje.
Një zyrtar tha për agjencinë e lajmeve Reuters se "Mendojmë se makina ishte vendosur për të ngritur një kurth".
Shpërthimi ndodhi pak pas orës 07:00 me orën lokale, në një zonë rezidenciale të Tripolit.
Sipas korrespondentes së BBC-së, banorët janë të tronditur dhe të trembur nga ky shpërthim dhe kanë thënë se nuk dëshirojnë të jetojnë më pranë një ambasade.
Ministri i Jashtëm i Libisë tha se sulmi në ambasadën franceze në Tripoli është një akt terrorizmi.
Homologu i tij Laurent Fabius u shpreh se autoritetet franceze dhe ato libiane po bashkëpunojnë ngushtë për të gjetur se kush fshihet pas këtij sulmi.
(ad.ti/shqiptarja.com)