Tiranë - Parandalohet konflikti në familje, arrestohet 44-vjeçari

Ora News Lajme 2018-05-08

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Tiranës ka parandaluar një konflikit në familje. Në pranga është vënë Saimir P., 44 vjeç, banues në Picar, Vorë.
?Në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë se në një banesë në Picarë, Vorë, ka një konflikt. Menjëherë janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, të cilët kanë konstatuar një konflikt në familje dhe kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti, pasi shtetasi Saimir P., po ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M. P?, sqaron policia.
Nga kontrolli i banesës së këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, automatik model 56, me tre krehër dhe 90 fishekë dhe një armë e ftohtë, me dy tehë (thikë si ato ushtaraket)
Policia thotë se nga veprimet hetimore të kryera dhe provat materiale të sekuestruara, Oficerët e Policisë Gjyqësore, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Saimir P., 44 vjeç, banues në Picar, Vorë

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/parandalohet-konflikti-ne-familje-arrestohet-44-vjecari/

Share This Video


Download

  
Report form