Report TV - Tiranë,parandalohet konflikti mes çiftit, çfarë iu gjeti policia

Report TV 2018-05-08

Views 0

Policia e Tiranës ka parandaluar një konflikt në një familje, duke arrestuar një 44-vjeçar. Ngjarja është shënuar në Vorë, ku policia ka mbërritur menjëherë në banesë pas një telefonate emergjente.

Me të mbërritur në banesë, në Picarë, Vlorë, uniformat blu kanë konstatuar një konflikt në familje dhe kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të këtij konflikti. Sipas uniformave blu, shtetasi Saimir P. po ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M. P., ndërsa janë konstatuar një armë zjarri dhe një armë të ftohtë, të cilat disponoheshin pa leje.
Nga kontrolli i banesës së këtij shtetasi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- Një armë zjarri, automatik model 56, me tre krehër dhe 90 fishekë

- Një armë e ftohtë, me dy tehë (thikë si ato ushtaraket)

Share This Video


Download

  
Report form