stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;
Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-38-sezoni-3/
Kristaq Kafexhiu, pronar i shumë tokave dhe objekteve në Korçë, tregon në emisionin ?STOP? sagën e tij me drejtësinë për një borxh të pakthyer prej 300 milionë lekësh. Kafexhiu zotëronte gjysmën e ish-kampit të punëtorëve, të cilën ia shiti Roland Demkos për 400 milionë lekë. Por ky i fundit, pak ditë më pas, i kërkon një borxh prej 300 milionë lekësh ish ? pronarit të objektit, gjë që e përpilojnë ligjërisht dy palët. Por këtu nis dhe saga për familjen Kafexhiu.
Jo vetëm që nuk i kthehet kurrë borxhi, por burrë e grua të moshuar enden gjyqeve dhe humbasin edhe shtëpinë ku banonin. Skandali është ulur këmbëkryq në gjykatë, deri në pikën që gjyqtari Besnik Shehu, pas disa vendimeve absurde, arrin të rrëzojë edhe vendimin që kishte dhënë vetë??!
?Në vitin 2007, me vendim të Komisionit të Kthimit të Pronave pranë qarkut të Korçës , më është kthyer 5200 metra truall tek ish ? kampi i punëtorëve, me të drejtë parablerje. Në 2008 për interesat tona, se kemi qenë dy bashkëpronarë, unë dhe Pandeli Face, ramë dakord ta shesim. Ia kemi shitur Roland Demkos 800 milionë, të drejtën e parablerjes dhe 5200 metra truall. Shitjen e kemi bërë më datë 06.06.2008, për të cilën morëm nga 400 milionë lekë, para noterit Aurel Qafzezi.
Më datë 11.06.2008 më ka ardhur Roland Demko në shtëpi: ?Meqënëse nuk kam para ta privatizoj godinën, do të më ndihmosh me 300 milionë lekë?? M?i kërkoi borxh, të cilin e kemi deklaruar edhe para noterit me kontratë huaje, 300 milionë pa kamatë vonesë deri në 2010. Demko do të m?i kthente lekët më 11.06.2010.
Pasi erdhi afati për të më kthyer lekët, Demko nuk u përgjigj. Atëherë isha i detyruar të nxirrja urdhër ? ekzekutimi, ta paraqisja para Zyrës së Përmbarimit, për të cilën pagova dhe 6 milion lekë, 2 për qindëshin e 300 milionëve. Përmbaruesi ishte një Ergys dhe meqënëse shuma ishte e madhe, ai nuk ndoqi procedurën vullnetari policor, por hyri direkt konservator.
Në Shtator të 2010 ky zotëria më hedh në gjyq për pavlefshmërinë e traullit të ekzekutimit që kisha nxjerrë unë.?
Denoncuesi tregon se gjykatësi i çështjes, Besnik Shehu, më datë 26.01.2010, i hodhi poshtë urdhrin e ekzekutimit, që ishte me vendim gjykate dhe mori masë sigurie ?bllokim pronash? ndaj tij.
?Nuk po merrem me emra gjyqtarësh se është një çudibërje, diçka që nuk duhet të ndodhë kurrë! Edhe një student i vitit të parë të Juridikut nuk mund ta shndërronte këtë deklaratë, që siguron kontratën e shitjes. Nuk është një deklaratë e përcaktuar në objekt, në vlerën e monedhës apo valutës, që përcakton një kohë dhe nuk ka asnjë kusht. Është e saktë, e mirëvlerësuar, e njohur nga palët dhe e pakontestueshme?, shprehet avokati Baftjar Rusi.
Kristaq Kafexhiu e çoi çështjen në Gjykatën e Apelit, e cila la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, atë të gjykatësi...