Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Shkëlqim Miri, do të qëndrojë në burg deri në pëfundim të gjykimit.
Ky ishte vendimi që dha këtë të dielë Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila bëri vlerësimin masës së sigurisë për gjyqtarin.
Seanca u zhvillua në dyer te mbyllura, ku prokurori Klodian Braho, paraqiti provat që sipas tij kanë ngritur dyshimin e arsyeshëm për përfshirjen e gjyqtarit në një rast korruptiv.
Prokurori kërkoi vlerësimin të ligjshëm të arrestit dhe masën arrest me burg, kerkesë që u pranua nga gjykata ndërsa vetë i pandehuri dhe avokati i tij mbrojtës, kundërshtuan të gjitha akuzat e prokurorisë dhe për më tepër dhanë versionin e tyre ne lidhje me sasinë e parave të gjetura në banesë një pjesë e të cilave sipas tyre ishin të të afërmëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/arrestimi-i-gjyqtarit-te-henen-para-gjykates-sekseri-qe-mori-20-mije-euro