Stop - Skandali seksual i gjyqtarit Boci dhe drejtësia skandaloze (14 shtator 2017)

RTV KLAN 2018-05-02

Views 11

Kronike e plote: http://tvklan.al/stop-emisioni-8-sezoni-3/

Emisioni investigativ ?STOP?, më datë 27 Tetor të vitit 2016, publikoi denoncimin e një qytetareje, e cila ka thënë se kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi i ka kërkuar seks në këmbim të drejtësisë.

Denoncuesja kishte një çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër dhe ka kërkuar takim me kreun e saj, Guximtar Boçi. Por në zyrën e tij, kryetari ka tentuar ta puthë dhe i ka bërë ofertë seksuale.

Gjyqtari ? Ëëë, ndaj unë të merrja në telefon, ti nuk më përgjigjeshe, do pimë na një kafe.

Qytetarja ? Ke një hall dhe dikush të ofron ndihmë , verbërisht i beson.
Gjyqtari ? Unë ta ofrova?

Qytetarja ?Ai personi, që ta ofron ndihmën, të thotë unë dua, që të bëhesh e dashura ime troç, se kshu ma the.
Gjyqtari ? Po.

Gjyqtari ? Të iku gjë ndonjë copë ty?
Gjyqtari ? Ja të ikin këta. Po tani, si ti them unë, t?ia kërkojmë içik kësaj?
Përderisa nuk doje ti?
Qytetarja ? Unë ta thashë, që herën e parë që ma the, unë të thashë jo.

Gjyqtari ? Po mirë, ka një herë të dytë, një herë të tretë, të katërt?

Qytetarja ? Po unë të erdha në zyrë, e lamë që do vija në zyrë dhe ti u hodhe të më puthje mua në zyrë.

Gjyqtari ? Në faqe në faqe të putha, është respekt.

Qytetarja ka refuzuar të bëjë seks me kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci, ndaj humbi çështjen. Ajo thotë se dështimi i saj ka të bëjë me refuzimin që i bëri kryetarit të gjykatës.

Këtë shqetësim qytetarja ia shpreh edhe gjyqtares së çështjes me emrin Blerta, duke i rrëfyer mbi vardisjen e kryetarit. Kjo e fundit pranon se fillimisht kryetari, Guximtar Boçi ishte interesuar për dosjen në fjalë, por më pas jo më.

Blerta? Unë, kur më tha në fillim fare, që më ndërhyri , I thashë: unë do mundohem do ta bëj??..

Blerta ? Në fillim tha bëje. Pastaj, kur i vajta unë që i thashë Guxim unë nuk e bëj dot, bëj ç?a të duash.

Qytetarja ? I kuptoj të tëra gjërat.
Blerta ? C?a?
Qytetarja ? Të veja me të.
Blerta? Ëhë.

Më pas gjyqtarja Blerta i ka thënë se e mori vendimin në disfavor të saj, për shkak se e kishin njoftuar nga KLD-ja se do t?i vinin kontroll për këtë dosje.

Blerta? Troç fare, unë nuk e bëra, se ajo filloi me letra. Filloi me ankesa edhe mua më erdhi sinjal nga shoqja ime, që e kam në KLD. Tha: Blerta do vijnë për filan dosje.

Por në sistemin e drejtësisë në Shqipëri nuk ka vetëm kërkesa për seks, por edhe shumë korrupsion e kërcënime. Emisioni ?STOP? transmetoi një tjetër regjistrim audio, ku kreu i gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi, i tregon qytetares, sesi të veprojë në Apel, sa para të japë, se ndryshe nuk e fiton dot çështjen.

Qytetarja ? Si s?ta jep pa lekë ai? Po sa lekë duhet t?i jap?
Gjyqtari ? Po ku di unë, unë s?jam ai tani.

I gjithë ky skandal mbyllet me kërcënimin me jetë që Guximtar Boçi i bën qytetares, kur kjo e fundit i thotë, se e ka regjistruar?



Qytetarja? Hap krahun më para. Hajde!

Qytetarja ? Të tëra regjistrimet që kam, të hënën i ke te gazetarja. Hajt mirupafshim ...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS