stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Një ditë më parë emisioni Stop transmetoi një kamera të fshehtë, në të cilën punonjës të OSHEE-së merrnin para nën dorë në këmbim të dhënies së një karte invaliditeti dhe fshirjes nga sistemi të borxhit të mbartur. Sot OSHEE reagoi, duke pezulluar punonjësit e sektorit përgjegjës dhe cuar ata për ndjekje penale.Personi që shfaqet ne video, me inicialet E.V.është shoqëruar nga policia e shtetit, ndërsa drejtuesja dhe specialistja pranë shërbimit të klientit janë pezulluar.