Ora News – Çështja CEZ-DIA, 11 vjet burg për Kastriot Ismailaj

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Tiranës i ka dhënë fund shqyrtimit të dosjes së Kastriot Ismailaj, duke e dënuar me 11 vite burg nga 15 të kërkuara nga Prokuroria.
Në seancën e 46 të zhvilluar mbi çështjen e marrëveshjes për mbledhjen e borxheve të CEZ prej kompanisë DIA, togat e zeza vendosën gjithashtu edhe sekuestrimin e 4 milion dollarëve, pasuri këto të Kastriot Ismailaj.
Vendimi është marrë me akuzën ?mashtrim me pasoja të rënda? dhe ?pastrim parash?
Në këtë seancë të fundit, dy avokatët Alban Qafa dhe Vladimir Meçe nuk u paraqitën.
Për këtë togat e zeza ngarkuan një avokate kryesisht. Për çështjen ajo paraqiti 34 faqe në mbrojte të Ismailaj, teksa dhe vetë ish-administratori i CEZ ka dhënë argumentet e tij në këtë seancë ku ka kërkuar pafajësinë nga gjykata.
Por edhe një ditë më parë gjykata rrëzoi kërkesën e Ismailaj për rihapjen e shqyrtimit gjyqësor.
Në kërkesë ai theksoi se ka një dosje me 132 faqe me fakte të reja për pafajësinë e tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ceshtja-cez-dia-11-vjet-burg-per-kastriot-ismailaj/

Share This Video


Download

  
Report form