Çështja e CEZ, Manjani: Po synohet “viktimizimi” i DIA-s, dëmton shtetin - Ora News

Ora News Lajme 2015-10-02

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nënkryetari i LSI, Ylli Manjani tha së çështja e CEZ mund ti kushtojë shtrenjtë shtetit shqiptar, por edhe interesit publik. Në një dalje për mediat nga selia e LSI, Manjani tha se po synohet të ?viktimizohet? DIA.

Manjani: Çështja e CEZ mund të kushtojë realisht shtrenjtë për shtetin shqiptar, mund t'i kushtojë shtrenjtë intresit publik sepse politizimi i tejskajshëm në mënyrë mafioze nga grupe politike, tregtare dhe jo vetëm, por edhe mediatike ka një synim të vetëm, i cili këkron të "viktimizojë" me cdo kusht DIA-n përpara arbitrazhit kundër shtetit. Precedent që njifen këtu kur palët kundër shtetit pranojnë ose paraqesin teorinë e viktimizimit zakonisht shtetet ndëshkohen. Ky është një shqetësim real për shkak të faktit se grupi politik, mediatik, tregtar i nisur nga DIA vetë, por që të gjithë personat pjesëmarrës dikush në rolin e ujikut, cakallit apo hienës janë bashkuar me njëri-tjetrin për të krijuar idenë se DIA po kërcënohet dhe viktimizohet nga shteti, teori kjo që dëmton rëndë interesin e shtetit shqiptar.

Manjani bëri thirrje për një hetim sa më të shpejtë nga ana e Prokurorisë.

Manjani: ?Prokurorisë e cila duhet të ketë nisur një hetim, por ministria e Energjisë, Avokatura e Shtetit të jenë me vëmendje të shtuar sepse ky plan i përdorur në këto javë mundet eventualisht, Zoti mos e dhëntë, që të shkojë në dëm të interesit të shqiptarëve, interesit publik. Hetimi duhet ta zbardhë këtë çështje"

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/manjani-po-synohet-viktimizimi-i-dia-s-demton-shtetin/

Share This Video


Download

  
Report form