Ora News - Patozi paralajmëron Bashën: Legjenda e bashkëqeverisjes po dëmton PD

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Astrit Patozi, me mandatin e deputetit demokrat deri në shtator shprehet i shqetësuar për situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike një javë para zgjedhjeve dhe bën përgjegjës kryetarin e PD-së, Lulzim Basha
?E shikoj me keqardhje që për herë të parë në historinë e PD-së forca jonë politike nuk merret seriozisht nga kundërshtari. Nuk ka ndodhur kurrë më parë. Është një fushatë që përçmon PD-në, pra kundërshtarët përçmojnë PD-në, duke nisur që nga flamuri, simbolet kryetari. Dhe ndjej keqardhje.
Problemi kryesor në këtë fushatë për PD-në për të cilën jam i shqetësuar është fakti se qarkullon një legjendë e cila nuk po fashitet, sipas së cilës pas zgjedhjeve do të ketë një koalicion të madh mes PS- PD.
Nëse kjo javë e fundit, nuk do ta ndajë përfundimisht PD-në nga kjo legjendë pasojat do të jenë shumë të rënda dhe do të jetë përgjegjësi e vetme e zotit Basha.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/patozi-paralajmeron-bashen-legjenda-e-bashkeqeverisjes-po-demton-pd/

Share This Video


Download

  
Report form