Report TV - Anëtari i PD denoncon tek portali i bashkëqeverisjes, Nikolla e kthen në punë

Report TV 2018-05-09

Views 2

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka bërë publik sot në një konferencë për shtyp rastin e një qytetari nga Malësia e Madhe, anëtar i PD që nga viti 1992, i cili kishte aplikuar në portalin ?Mësues për Shqipërinë?, ku ishte renditur i pari, por nuk ishte punësuar.

Ministrja tregoi se edhe pse Gjovalin Veshtaj kishte dalë i pari në portal, ndërsa vendin e punës e kishte zënë i dyti në listë. Pas këtij veprimi Veshtaj i ishte drejtuar vetë ministres për të denoncuar rastin. Nikolla tha se është shkarkuar nga detyra kreu i Drejtorisë Arsimore të Malësisë së Madhe, pas një denoncimi të bërë në portalin Shqipëriaqëduam.al.
?Ka aplikuar në portalin mësues për Shqipërinë, doli i pari në portal, por fatkeqësisht fitoi i dyti. Bëhet fjalë për Gjovalin Veshtaj, anëtar i PD që nga vitit 1992. Ju informoj se prej ditës së djeshme qytetari që nuk heshti por e raportoi problemin tek unë, e fitoi të drejtën dhe filloi punë?, tha Ministrja.

Share This Video


Download

  
Report form