Ora News - Rama me banorë të Vaqarrit, shpjegon platformën e bashkëqeverisjes

Ora News Lajme 2017-07-12

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kuadër të turit të dëgjesave me qytetarët, kryeministri Edi Rama u bë pjesë e një takimi me banorë të Vaqarrit.
Rama shpjegoi platformën online të bashkëqeverisjes të lancuar një ditë më parë.
Rama: Një koalicion i madh mes PS dhe qytetarëve, njerëzve të zakonshëm të cilët ne duam ti bëjmë pjesë aktive të qeverisjes. Kjo në fakt tingëllon për shkak edhe të eksperiencës së të shkuarës, por edhe për shkak të faktit se është diçka e re inovative, si një mënyrë për të komunikuar dhe për të thënë që ne jemi me njerëzit dhe për njerëzit dhe kaq. Por faktikisht nuk është kaq, unë besoj shumë se edhe falë teknologjisë së re, përdorimit gjithmonë e më masiv të internetit dhe falë aksesit që gjithmonë e më shumë njerëz kanë në internet përmes celularit apo kompjuterit të tyre në shtëpi është plotësisht e mundur që ne të krijojmë një bashkëqeverisje reale, ku çdo individ i cili ka dëshirën dhe vullnetin të bëhet pjesë e një trupe të madhe bashkëqeverisje mes Ministrave, deputetëve dhe drejtuesve të PS që do të qeverisë e vetme vendin pa koalicion me parti të tjera dhe vetë njerëzve të mund të jetë një trupë që komunikon në kohë reale për problemet, nismat e ndryshme që merr qeveria, vendimmarrjen e qeverisë dhe sigurisht dhe për idetë dhe sugjerimet që kanë vetë njerëzit.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/rama-me-banore-te-vaqarrit-shpjegon-platformen-e-bashkeqeverisjes/

Share This Video


Download

  
Report form