http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën e bashkëqeverisjes me qytetaret. Shefi i qeverise tha nuk behet fjalë per nje portal, por per nje mekanizëm qe do te ndihmoje edhe ne luftën ndaj korrupsionit.
Duke shpjeguar detaje se si do te funksionoje bashkëqeverisja, Rama paralajmëroi ne nje fare mënyre edhe anëtaret e kabinetit qeveritar qe do te mbajnë përgjegjësi, nëse nuk i marrin me seriozitet ankesat e qytetareve.
Madje sipas Rames, qytetaret do te kenë mundësi te thërrasin ne interpelance ministrin dhe kryeministrat.
Kryeministri ftoi te gjithë qytetaret te kontribuojnë ne bashkëqeverisje nëpërmjet platformës, duke dhënë idetë dhe sugjerimet e tyre.