http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në tetor të vitit të kaluar nisi funksionimin platforma për bashkëqeverisjen me njerëzit, një masë e ekzekutivit për t?i adresuar sa më shpejt shqetësimet e qytetarëve. Deri më sot janë mbi 16 mijë ankesa të mbërritura në portal, për problemet në qeverisjes qendrore dhe atë lokale. 90% e të cilave kanë marrë përgjigje.
?Shqetësimet më të mëdha lidhen me Ministrinë e Drejtësisë për çështje të pronave, ALUIZNIT, me ministrinë e Financave për problem me tatimet apo sigurimet shoqërore. Me ministrinë e Arsimit apo Shëndetësisë.?
Por jo çdo problem mund të zgjidhet nga platforma, pasi shumë shqetësimet nuk janë në tagrin e qeverisë, por të drejtësisë.
Por për opozitën kjo qasje e qeverisjes nuk është gjë tjetër veçse propagandë.
?Butafori më të shëmtuar nuk kam parë. Edhe kjo platformë do të ketë fatin e asaj të mëparshmes, transparenca.al?
E nëse opozita mendon se shteti nuk funksionon me bazë platformash, por me nisma konkrete për zhvillim të ekonomisë, platforma për bashkëqeverisjen me qytetarët konsiderohet nga ekzekutivi një mjet i cili i jep zgjidhje shumë më shpejt problemeve të qytetarëve.
Në mbledhjen e fundit me koordinatorët, kryeministri Rama paralajmëroi edhe shkarkime nga detyra e ndjekje penale për ata zyrtarë që rezultojnë se kanë zvarritur qytetarët, duke mos iu dhënë zgjidhje kërkesave të tyre.