Report TV - Skandali CEZ-DIA, Apeli lë në fuqi dënimin me 11 vite burg për Kastriot Ismailajn

Report TV 2018-05-15

Views 0

Gjykata Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e dënimit të Kastriot Ismailaj me 11 vite burg, për skandalin CEZ-DIA.

Avokati mbrojtës i Ismailajt ankimoi në Apel vendimin e shkallës së parë i marrë në tetor të vitit të kaluar. Ai u dënua për dy akuza, "mashtrim me pasoja të rënda" dhe "pastrim parash" në mbledhjen e borxheve të prapambetura të rrjetit të shpërndarjes CEZ. Ismailaj u akuzua nga Prokuroria se është paguar nga kompania CEZ, plot 6.5 mln dollarë, për një shërbim të cilin ajo nuk e ka kryer.

Sipas hetimeve, DIA s'ka kryer asnjë punë për mbledhjen e parave, por borxhet janë mbledhur nga vetë administrata e CEZ. Ndërsa nga ana tjetër, paratë e parashikuara në kontratë, i janë kaluar DIA-s nga kompania CEZ për një punë të pakryer. Provë kanë qenë komunikimet me email të Ismailajt me drejtorin e Haysek. Paratë e marra nga DIA te CEZ-i të cilat janë shpërndarë nëpër llogaritë e 15 kompanive të tjera.

Share This Video


Download

  
Report form