Ora News – Abuzime me fondet e buxhetit, 720.5 mln euro dëme në 2014-2016

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vetëm në dy vite buxhetit të shtetit i është shkaktuar një dëm prej 720.5 milionë euro. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer auditime për periudhën 2014 -2016 ku konstatohet se shitja dhe blerja e pasurive shtetërore kanë pasur edhe abuzimet më të mëdha me fondet e ndjekur nga doganat dhe tatimet.
720.5 milion euro dëme janë konstatuar në buxhetin e shtetit për periudhën 2014-2016.
Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka realizuar auditimet për këtë hark kohor gjatë periudhës janar-shtator 2017.
Për këtë periudhë, KLSH ka depozituar në organet e Prokurorisë 29 kallëzime penale, nga të cilat 10 dosje për vlerësim.
Numri i personave të kallëzuar penalisht në këto kallëzime penale arrin në 83.
Nëse do të analizojmë dëmin sipas sektorëve, vërejmë se niveli më i lartë i dëmit për këtë periudhë është ai i shkaktuar në administrimin e pronës shtetërore në vlerën 2.7 milion lekë ose 30% të vlerës totale të dëmit të zbuluar dhe në riblerjen e pasurisë shtetërore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/abuzime-me-fondet-e-buxhetit-720-5-mln-euro-deme-ne-2014-2016/

Share This Video


Download

  
Report form