Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vonesat në ndërtimin e By-Passit të Vlorës, i kanë sjellë deri tani shtetit shqiptar, një dëm të konsiderueshëm që kap shifrën e 9.4 milionë eurove. të dhënat kanë dalë nga raporti i auditit i KLSH. Sipas kësaj të fundit, shkak për këtë dëm kolosal është bërë mosrespektimi i afateve.
Enkeleda Pulushi, audituese e KLSH: Dëmi ekonomike i konstatuar është në vlerën 9.4 mln euro, e ndarë kjo nga ndryshimet në kushtet e kontratës, specifikimet teknike, termat e referencës, në vlerën 4.8 mln, nga vonesa e punimeve në vlerën totale 4.2 mln euro, nga volume punimesh të paguara tepër 333 mijë euro, nga mos mbajtja e tatimit mbi të ardhurat, në vlerën 92 mijë euro.
Deri tani projekti për By-Passin e Vlorës ka avancuar në 60% të punimeve, ndërkohë që kontrata parashikon përfundimin e tyre në qershor të këtij viti. KLSH pohon se janë shkelur dhe afatet e kontratës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/by-passi-i-vlores-klsh-9-4-mln-euro-deme-u-shkelen-kushtet-e-kontrates/