Ora News - Mbi 800 mln euro abuzime, KLSH: Çdo javë një kallëzim, por asnjë të dënuar

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

KLSH vijon të raportojë çdo vit e më shumë abuzime me fondet publike por po kësht drejtësia vijon të mos dënojë asnjë përgjegjës për këto abuzime. Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit vetëm gjatë vitit 2017 janë dokumentuar mbi 800 milion euro dëm buxhetit të shtetit dhe çdo javë nga një të kallëzuar por asnjë prej dosjeve nuk ka çuar njeri pas hekurave për të paguar për çdo abuzim. Në analizën vjetore, kryetari Bujar Leskaj evidentoi se sektorët me më shumë abuzime janë administrimi i pronës shtetërore, doganat dhe prokurorimet publike.

Mbi 800 miljon euro dëm, pothuajse çdo javë nga një kallëzim penal dhe asnjë të dënuar.

Puna e Kontrollit të Lartë të Shtetit ka pasur këtë fat edhe gjatë vitit 2017, ku siç duket nga të dhënat, abuzimi me fondet publike ka qenë më i lartë se viti 2016 ku dëmi ekonomik shkaktuar buxhetit ishte 534 milion euro.

Leskaj: Në total janë konstatuar shkelje në shumën 110.5 miliard lekë ose afërsisht 826 milion euro.
Dhe bazuar në analizën vjetore, sipas kreut të KLSH rezulton se administrimi i pronës shtetërore ka peshën kryesore në këtë dëm, e ndjekur nga doganat dhe prokurimet publike.
Leskaj: Mungesa e inventarizimit të pronës publike vijon prej më shumë se 20 vite të jetë një nga problemet kryesore.
Si një institucion që jo vetëm kontstaton por edhe sugjeron, KLSH ka një këshillë për qeverinë: Të tregojë kujdes me programimet buxhetore pasi borxhi publik nuk po ulet në nivelet e synuara.
Leskaj: Se vijohet me praktikat e programimeve jo realiste të buxhetit, sëmundje kjo e qeverive shqiptare në këto vite.
Qeveria ka nisur reformën e ujit, por për kreun e KLSH-së Leskaj, abuzues të mëdhenj janë edhe Drejtorët e Ujësjellësave.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mbi-800-mln-euro-abuzime-klsh-cdo-jave-nje-kallezim-por-asnje-te-denuar#.WoWuz4fhMrE.facebook

Share This Video


Download

  
Report form