Hetimi italian - Llalla: Trafiku i drogës me mbështetjen e atyre që duhet ta luftojnë

Ora News Lajme 2018-05-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i organit të akuzës Adriatik Llalla ka bërë thirrje për heqje dorë ndaj intimidimit të prokurorëve edhe kur këta të fundit hetojnë zyrtarë të lartë. Sipas kryeprokurorit është me rëndësi që çdo prokuror të hetojë i pavarur dhe i pafrikësuar.
Llalla: Është shumë e rëndësishme që Prokurori në çdo rast të zhvillojë hetimet i pandikuar dhe i pafrikësuar edhe në ato raste kur subjekte të hetimit janë zyrtarë apo ish-zyrtarë të lartë. Në fund të fundit ky është standardi ndërkombëtar që Shqipëria synon ti përafrohet dhe ne besojmë se të gjithë bashkë të punojmë që këto standarde të arrihen në një kohë sa më të shpejtë.
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla duke iu referuar hetimeve të antimafias italiane tha se trafiku i drogës drejt Italisë është bërë me mbështetjen e individëve që kanë për detyrë goditjen e këtij krimi të rëndë.
Llalla: Hetimet e antimafies italiane së fundmi kanë siguruar të dhëna se grupe kriminale shqiptare kanë trafikuar drejt Italisë, tonelata lëndë narkotike kanabis dhe në shumë raste kjo është realizuar me mbështetjen e individëve që kanë për detyrë goditjen e këtij krimi të rëndë.
Deklaratat e kryeprokurorit u bënë gjatë një aktiviteti të organizuar nga ambasada franceze ku në fokus të diskutimit ishte lufta kundër kanabisit. Llalla tha se hetimet për deputetin Tahiri do të vijojnë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hetimi-italian-llalla-trafiku-i-droges-me-mbeshtetjen-e-atyre-qe-duhet-ta-luftojne/

Share This Video


Download

  
Report form