Trafiku i drogës nga ajri, Sajmir Bajrami del para gjykatës
Me pranga në duar Sajmir Bajrami doli sot para gjykatës për të marrë vlerësimin e masës së sigurisë "burg" 3 ditë pas arrestimit teksa po transportonte me makinë 460 kg drogë.
Droga do të vendosej në avionin Italian i cili do të zbriste në plazhin e Divjakës.
Kjo tentativë e trafikut të drogës dështoi në momentin kur avioni u rrëzua pasi pësoi një defekt.
Bajrami ka pranuar se ka transportuar drogën, ndërsa piloti Italian Giorgio Riformato i cili edhe ai ndodhej sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ka mohuar akuzën duke deklaruar se ishte në Shqipëri për biznes.