Trafiku i drogës nga ajri, Arvizu: Ka shumë pikëpyetje, hetimet t'i japin përgjigje

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Sot Ambasadori Amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu i rrethuar nga mediat, dha një koment diplomatik për avionin e rrëzuar në Divjakë, më 10 maj, gjatë tentativës për të trafikuar lëndën narkotike.

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në koment të pyetjes së gazetares së Ora News, tha se ka shumë gjëra që ende nuk i dimë dhe se po pret më shumë fakte nga hetimet.

"Ka shumë më tepër gjëra që nuk dimë. Dhe mendoj se duhet ë presim të shikojmë se çfarë do të nxjerrin hetimet. Qartazi ka shumë pikëpyetje dhe jam i interesuar të mësoj më shumë por mendoj se është e rëndësishme që hetimet të jenë të plota dhe t'i përgjigjen shumë pyetjeve," ka thënë Arvizu.

Sa i takon akuzave të opozitës, Arvizu u përgjigj:

"Të gjithë kanë një mendim por kemi nevojë për shumë fakte. Sikurse thashë të gjithë kanë një mendim dhe opinion dheta thonë por kemi nevojë për në shumë informacione dhe më shumë fakte".

Kryediplomati amerikan i bëri këto deklarata në Elbasan gjatë ceremonisë së betimit të Koorpusit të Vullnetarëve të Paqes.

Share This Video


Download

  
Report form