Trafiku i drogës nga ajri, Arvizu: Ka shumë pikëpyetje, hetimet t'i japin përgjigje

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Elbasan- Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu deklaroi sot se di shumë pak në lidhje me tentativën e trafikut të drogës përmes ajrit e cila u zbulua më 10 maj kur në plazhin e Divjakës u bllokua një avion dhe 400 metra larg një makinë me 460 kg drogë.

"Ka shumë më tepër gjëra që nuk dimë. Dhe mendoj se duhet ë presim të shikojmë se çfarë do të nxjerrin hetimet. Qartazi ka shumë pikëpyetje dhe jam i interesuar të mësoj më shumë por mendoj se është e rëndësishme që hetimet të jenë të plota dhe t'i përgjigjen shumë pyetjeve," ka thënë Arvizu i pyetur nga gazetarët për të marrë një koment pasi ceremonisë zyrtare të betimit të 41 vullnetarëve të Korpusit Amerikan të Paqes. Ky aktivitet u zhvillua sot paradite në Elbasan.

Sa i takon akuzave të opozitës, Arvizu u përgjigj:

"Të gjithë kanë një mendim por kemi nevojë për shumë fakte. Sikurse thashë të gjithë kanë një mendim dhe opinion dh eta thonë por kemi nevojë për në shumë informacione dhe më shumë fakte".

Share This Video


Download

  
Report form