http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Trafiku i drogës drejt italisë është bërë me ndihmën e personave të cilët kanë patur detyrë ta parandalojnë atë. Deklarata është bërë nga Kryeprokurori Adriatik Llalla i cili ka komentuar hetimet për dosjen Habilaj nga ana e antimafjas italiane.
Llalla tha gjithashtu se institucionet duhe të jenë më efikase në punën e tyre, pasi sipas tij faktet tregojnë se ?këto institucione mësë paku nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre?.
Me tej Prokurori i Përgjithshëm deklaroi se prokurorët janë zot të çështjes dhe askush nuk mund ti ndërhyjnë:
Prokuroria do të ndjekë hapat procedurialë, në detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm ka detyrimin moral dhe institucional që të mbështesë veprimet e të gjithë prokurorëve. Prokurorët janë të pavarur dhe tashmë pas ndryshimeve në reformën në drejtësi prokurori është vetë zoti i çështjes, pra në këtë kuptim askush nuk ndërhyn në punën e prokurorit, përfshi edhe mua. Çdo hetim vlerësohet vetë prej prokurorit të çështjes për mënyrën si do organizojnë dhe drejtojnë hetimet.