Report TV - Xhafaj: Besimi te policia u lëkund, në nëntor zbarkon FBI në Shqipëri

Report TV 2018-05-04

Views 0

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka qenë i ashpër me policët në takimin me Ramën. Ai u shpreh se besimi te policia është lëkundur ditët e fundit pas ngjarjeve që janë bërë publike.
?Ne do të mbështesim, promovojmë dhe punojmë fort me këtë grup profesionistësh dhe njerëzish me integritet për të rikonfirmuar besimin e qytetarëve tek Policia e Shtetit, besim i cili është lëkundur me ngjarjet e muajve të fundit? tha ai.

Xhafaj ka kërkuar nga policët që e shfrytëzojnë pozitën për qëllime kriminale që më mirë të largohen nga kjo organizatë.

?Ndaj nëse dikush nuk e kupton kështu qenien anëtar të Policisë së Shtetit, por përkundrazi e shikon atë si mjetin për të përmbushur interesat të tij të paligjshme, apo edhe më keq e shfrytëzon qënien në policinë e shtetit për interesa kriminale, është më mirë të largohet nga kjo organizatë?.

Share This Video


Download

  
Report form