Report TV - Xhafaj i përgjigjet LSI: S'të bën Policia forcë të parë, por vota

Report TV 2017-07-10

Views 0

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i është përgjigjur Lëvizjes Socialiste për Integrim, pas sulmeve të kësaj të fundit ndaj Policisë, duke i kujtuar se forcë të parë politike në 25 qershor mund ta nxjerrë vota dhe jo Policia.

Gjatë një deklarate për shtyp, Xhafaj nuk kurseu as kritikat në adresë të Prokurorisë, e cila, siç tha ai, nuk ka hetuar rastet e incidenteve të ditëve të fundit, ndërsa shtoi se policia ka bërë punën duke i referuar çdo rast dhune.

"Policia nuk të bën forcë e parë, forcë e parë të bën vota. Dënoj çdo akt dhune në procesin zgjedhor dhe ndëshkim ligjor.

Policia ka rolin e saj në parandalimin e ngjarjeve, por të mos harrojmë se një rol të rëndësishëm ka prokuroria e shtetit. Flitet për disa ngjarje të cilat i janë referuar Prokurorisë, por askush nuk kërkon hesap ndaj prokurorëve të cilët kanë përgjegjësinë për zbardhjen e shpejtë të kësaj ngjarje.

Share This Video


Download

  
Report form