Ora News – LSI, forcë e parë! Spahiu: Duhet të jemi të parët në qeverisjen e vendit

Ora News Lajme 2016-10-31

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy kandidatët për kryetar të LSI-së, Përparim Spahiu dhe Shezai Rrokaj, prezantuan platformat e tyre për drejtimin e partisë ku bëjnë pjesë, përpara strukturave në Pogradec. Për Spahiun, ka ardhur koha që LSI të kthehet në forcë të parë qeverisëse për të minimizuar zhgënjimin e qytetarëve. Ndërsa kandidati tjetër, Shezai Rrokaj tha se nga gara për kreun e LSI askush nuk do të dalë i humbur.
Kandidati për kryetar të LSI, Përparim Spahiu ka përsëritur idenë e tij se LSI duhet të kthehet në të parën forcë qeverisëse.
Nga Pogradeci, ku bashkë me kandidatin tjetër Shezai Rrokaj, prezantuan platformën për drejtimin e LSI, Spahiu tha se është detyrë e kësaj partie që të minimizojë zhgënjimin e shqiptarëve.
Spahiu:?Ilir Meta ka bërë një marrëveshje për të bashkëqeverisur në koalicion me Partinë Socialiste një marrëveshje e ndershme politike për ta çuar Shqipërinë disa hapa përpara. Mirëpo për të çuar përpara, në analizën time, por jo vetëm në analizën dhe gjykimin tim, janë bërë me ngërçe ose nuk janë bërë fare. Unë mendoj se këto zhgënjime të shqiptarëve, ne anëtarët e LSI duhet t?i shohim me sy kritik dhe t?i minimizojmë që tani. Ka ardhur koha që LSI, e cila është e vetmja forcë politike që rritet çdo ditë, të ketë një rol parësor dhe një udhëheqës në politikën shqiptare dhe në shoqërinë shqiptare. Për mua, por jo vetëm, LSI duhet të jetë e para që nuk duhet të prodhojnë kryeministrat që nuk kanë teserën e partisë sonë dhe që na vendosin përpara faktit të kryer në shumë vendimmarrje të rëndësishme. Sepse ne nuk duhet të paguajmë më faturën e dështimeve dhe të mëkateve të partive të tjera që kanë nevojë për votat tona, që marrin timon e Shqipërisë dhe bëjnë eksperimente me drejtimin e saj?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lsi-force-e-pare-spahiu-duhet-te-jemi-te-paret-ne-qeverisjen-e-vendit/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS